Mirë se vini ne webfaqen Skanderbeg këtu mund të mësoni më shumë për Skënderbeun

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar.


Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Forma origjinale latine e mbiemrit, Castrioti (gjithashti si Castriothi in 1408), në historiografinë e sotme shqiptare paraqitet si Kastrioti, ndërsa emri i tij si Gjergj. Charles du Fresne (1610–1688), duke shkruar në latinisht, përdori Georgius Castriotus Scanderbegus në veprën e tij. C. C. Moorenë veprën biografike për Skënderbeun (1850) përdori Castriot. Mbiemeri rrjedh nga latinishtja castrum nëpërmjet fjalës greke κάστρο (shqip: kështjellë).[9][10] Sipas Fan Nolit, mbiemri është një toponim, që rrjedh nga fshati Kastriot në Shqipërinë e sotme verilindore.

Osmanët i dhanë atij emrin İskender bey ose İskender beğ, që do të thotë "zoti Skënder" ose "zoti Aleksandër", që në gjuhën shqipe paraqitet si Skënderbej ose Skënderbeu. Në letrën e vitit 1450 dërguar Republikës së Reaguzës nga Skënderbeu, ai u nënshkrua si Скедерь бегь ("Skeder beg"), dhe në vitin 1459 si Скендьрь бегь ("Skender beg"). I latinizuar nga Barleti si Scanderbegi, ky emër është supozuar të ketë qenë një krahasim i aftësive ushtarake të Skënderbeut me ata të Aleksandrit të Madh. Në vitin 1463, emri i tij u shkrua në latinisht si Zorzi Castrioti

Në këtë film përshkruhet jeta e Skëndetbeut betejat dhe disa ngjarje të tjera sikurse lirimi i Krujës

Në këtë dokumentar paraqitet jeta dhe vepra e Skënderbeut nga historian të ndryshëm shqipëtar dhe të huaj